Vendosni fjalën kyçe....

Të arrestuar në Spanjë, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve, një apartament e një makinë


Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të dy vëllezër në Tiranë, të cilët janë arrestuar në Spanjë ku akuzohen për prostitucion.

Bëhet fjalë për vëllezërit me iniciale A.L. e O.L të arrestuar në vendin iberik në vitin 2018 për trafikimin e femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Sipas prokurorisë, A.L. e O.L. janë përfshirë gjithashtu edhe në prodhim e shitje lëndësh narkotike që prek vitit 2018 e pasuritë e tyre dyshohet se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale.

Pasuritë që kërkohet të sekuestrohen janë një apartament me sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë  dhe një makinë, ‘Audi A6’.