Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Manzë në Durrës.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i vdekur një person.
Sipas policisë, mësohet se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.