Nga Shkodra, ku mori pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga Bashkia e këtij qyteti për 32-vjetorin e Masakrës së 2 prillit, ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë PD-në zyrtare.
Berisha tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha” është votë për Edi Ramën, të cilët i cilësoi si pengje të tij.
“Partia Demokratike është e sigurt se do të dalë fitimtare. I garantoj shqiptarët për vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve demokracinë. Binomi Basha Alibasha përbën shëmtirën më të madhe të historisë politike të Shqipërisë, pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën. Ata s’kanë merituar asnjë besim pasi në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, tha Berisha.
Duke folur në ceremoninë për 2 prillin Berisha tha se përulet me respekt ndaj të vrarëve.