Vendosni fjalën kyçe....

Gjukanoivç humbet zgjedhjet në Malin e Zi, Jakov Milatoviç zgjidhet President


Milo Gjukanoviç nuk do të jetë më president i Malit të Zi. Ai ka humbur zgjedhjet presidenciale të 2 prillit prej Jakov Milatoviç.

Qendra e Numërimit në Malit të Zi tashmë ka numëruar mbi 90 për qind të votave dhe fitorja e Milatoviçit është 60.1 për qind të votave të fituara, ndërkaq Gjukanoviçi 39.9 për qind.

Më parë edhe Lëvizja Evropa e Milatoviçit e kumtoi fitoren dhe kërkoi nga qytetarët që të festojnë qetë.

Mali i Zi po përballet me kriza të vazhdueshme politike dhe Gjukanoviç kishte akuzuar vazhdimisht Beogradin për këtë gjë.

Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se Mali i Zi do të vendosë nëse do të jetë një shtet i mirëfillt evropian apo do të jetë e varur nga Serbia.