Vendosni fjalën kyçe....

Kapet kanabis në Kapshticë, në rulotin e drejtuar nga shtetasi i huaj


Foto ilustruese

Kapet në Kapshticë një shtetas i huaj me drogë me një sasi te konsiderueshme lëndësh narkotike.

Mësohet se ai kishte për qëllim kalimin drejt shtetit grek.

Nga raportimet e para dyshohet se janë sekuestruar një sasi prej rreth 80 kg lëndë narkotike, në mjetin rulot.

Lënda narkotike ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të mjetit.

Ky shtetas ka qene i shoqëruar edhe nga një person tjetër në mjet. Mjeti në fillim është futur në skaner ku është pikasur një masë e dyshimtë. Më pas nga kontrolli fizik ka rezultuar lënda narkotike.

Të ndaluarit po merren aktualisht në pyetje nga DVP Korçës, për të hedhur dritë mbi itinerarin dhe destinacionin e ngarkesës.

Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis.

Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar”-njofton policia.