Vendosni fjalën kyçe....

Kompania e inceneratorëve: Monika Kryemadhi është koka e një skeme shantazhi, SPAK ta hetojë


Impianti i Përpunit të Mbetejeve Tiranë, ka reaguar nëpërmjet një statusi në lidhje me shantazhin publik të Monika Kryemadhit ndaj çështjes së incerenatorëve, ku i ka bërë thirrje edhe SPAK dhe institucioneve ligjzbatuese që ta hetojë në lidhje me shantazhet e saj drejt këtij institucioni.

Sipas statusit thuhet se Kryemadhi, sëbashku me Partinë e Lirisë dhe deputetët e saj, kanë sulmuar në mënyrë periodike Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës, duke e cilësuar se forcë politike e përdor qëllimisht togëfjalëshin “Incenerator i Tiranës”, sepse në të vërtet nuk quhet i tillë, pasi aty trajtohen mbetjet duke nisur nga një seri procedurash: – Matje dhe evidentim i sasisë së mbetjeve – Diferencim – Trajtim i inerteve ndërtimore – Depozitim – Incenerim (përfundon sipas kontratë së parashikuar

Më tej në deklaratë thuhet se koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës, ka investuar mbi 32 milionë euro, që prej nisjes së tij. Askush nga të akuzuarit nuk ka kërkuar qoftë një intervistë të vetme me drejtuesit e Shoqërisë apo të filmojë pamjet e ndryshimit sesi është rehabilituar e gjithë zona prej 106 hektarësh.

Gjithashtu koncesionari i ka ftuar të gjithë mediat që të vizitojnë Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në çdo orë të ditës, pasi është i hapur për këdo.

Sëbashku me reagimin Impianti i Përpunit të Mbetejeve Tiranë, ka postuar edhe një video ku trajtëson një impakt të ri në natyrë falë këtij investimi.

Reagimi:

Reagim publik mbi shantazhin publik të Monika Kryemadhit, për të krijuar kaos mjedisor në Tiranë. Prej më shumë se dy vitesh, Partia e Lirisë dhe deputetët e saj kanë sulmuar në mënyrë periodike Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës, i cili në zhargonin e rëndomtë të kësaj force politike njihet si “Incenetatori i Tiranës”. Në fakt, vetëm kjo forcë politike e përdor qëllimisht togëfjalëshin “Incenerator i Tiranës”, sepse në të vërtet nuk quhet i tillë, pasi aty trajtohen mbetjet duke nisur nga një seri procedurash: – Matje dhe evidentim i sasisë së mbetjeve – Diferencim – Trajtim i inerteve ndërtimore – Depozitim – Incenerim (përfundon sipas kontratë së parashikuar) – Dhe depozitim i hirit në landfillin e mbetjeve të rrezikshme Sot, koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës, ka investuar mbi 32 milionë euro, që prej nisjes së tij. Askush nga të akuzuarit nuk ka kërkuar qoftë një intervistë të vetme me drejtuesit e Shoqërisë apo të filmojë pamjet e ndryshimit sesi është rehabilituar e gjithë zona prej 106 hektarësh. Të gjithë akuzuesit, politikë dhe mediatikë, një pjesë e të cilëve sulmojnë koncesionarin për interesa të caktuara, nuk kanë kërkuar minimalisht një informacion bazë, mbi atë së çfarë është investuar, se kur do të ndërtohet impianti i djegies së mbetjeve, sesi kryhet procesi i diferencimit të mbetjeve, se pse paguhet 29 euro/ton etj. Koncesionari fton të gjithë mediat që të vizitojnë Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në çdo orë të ditës, pasi është i hapur për këdo. Gjithashtu, ftojmë mediat që raportojnë prej muajsh negativisht kundër koncesionarit, të tregojnë profesionalizëm duke botuar këtë reagim. Kjo tregon nëse këto media janë të pakapura nga axhendat politike. Ky shantazh i vazhdueshëm, i stisur me mashtrime dhe manipulime nga deputetja Kryemadhi, ka si qëllim ndërprejen e punës për menaxhimin e mbi 800 ton mbetjeve në ditë, me qëllim krijimin e një kaosi mjedisor në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. I vetmi qëllim i Partisë së Lirisë dhe disa mediave të sponsorizuara prej saj, është benefiti politik duke paramenduar një kaos mjedisor, pasi Tirana dhe Durrësi kanë vetëm një zonë të përpunimit të mbetjeve. Anulimi i pagesave, i artikuluar shpesh nga Kryemadhi, synon bllokimin total të këtij procesi, e për pasojë ndotjen masive në këto dy qytete. I bëjmë thirrje SPAK dhe institucioneve ligjzbatuese që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar këtë shantazh dhe përndjekje të Monika Kryemadhit dhe forcës politike Partia e Lirisë. Në 33 vite demokraci të shtetit shqiptarë, nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike të përndjekë dhe të baltosë pambarimisht një vepër publike, e krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian.