Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Hapu dhe…na qenka mërzitur kompania e inceneratorëve


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj deklaratës së koncesionarit të djegies dhe trajtimit të mbetjeve në Tiranë e cila e akuzonte “kokën” e një skeme mashtrimi e shantazhi.

Kryemadhi thotë se reagimi i kompanisë duket si prishje e “rehatit të vjedhjes”.

Ish-drejtuesja e LSI-së thotë se ky është kulmi i talljes me njerëzit dhe taksat e qytetarëve kur SPAK e BKH merren me njerëz të thjeshtë dhe jo me faktin që në inceneratorin e Tiranës po vidhen 100 mijë euro në ditë.

Postimi i plotë:

“Hapu dhe’, hapu dhe’ të futem”.

Kështu bërtiste “Tana” tek filmi “Përrallë nga e Kaluara”. E pra çudia ndodhi!

Inceneratoristët e Sharrës kanë reaguar, e madje edhe kanë akuzuar për “prishje imazhi” e më tej akoma e kanë akuzuar Monika Kryemadhin dhe Partinë e Lirisë për benefite politike. Madje, madje, kanë “guxuar” deri aty sa të ftojnë edhe mediat për të parë “kryeveprën e tyre”.

E pra të nderuar miq, ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

Nuk mjafton fakti që vjedhin 100mijë €/ditë, nuk mjafton fakti që SPAK dhe BKH merret me katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e gjerë në Vlorë, madje merret edhe me vibratorë…vetëm me Inceneratorin e Tiranës nuk merret, por tani reagojnë të indinjuar dhe inceneratoristët. Mesa duket u kemi prishur “rehatinë e vjedhjes”.

E pra të nderuar qytetarë, sot më shumë se kurrë zë vend shprehja: “Hapu dhe’, hapu dhe'”, por para se të futemi “ne”, uroj të futen plehrat pasi të diferencohen dhe të kalojnë proceset e tjera për të cilat paguajmë përditë të gjithë ne.

Inkurajojmë mediat të shkojnë e të shohin realisht sesi vidhen 100 mijë €/ditë nga INCENERATORISTËT FANTAZËM në Tiranë.