Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Berati: Vlerat urbanisitike të qytetit janë deformuar nga një monstër betoni


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Berat në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij akuzoi shumicën socialiste për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Meta theksoi janë bërë shumë përpjekje që Berati të futet në UNESCO, por sot tha ai, vlerat urbanistike të këtij qyteti janë deformuar nga “një monstër betoni”.

Betonizimi i qyteteve u shpreh Meta ka ndodhur jo vetëm në Berat, por edhe në Durrës po Tiranë.

Berati është një pasuri jo vetëm për komunitetin tuaj, por për mbarë kombin tonë. Kujtoj ato përpjekjet që kemi bërë që Berati të përfshihej në Unesco. Të shohësh sot me sytë e tu një monstër betoni që ka deformuar urbanistikën e këtij qyteti që është një krenari për trashëgiminë tonë është më shumë sesa një krim. Por kjo gjë ka ndodhur edhe në Durrës, i keni parë ato monstrat e betonit, ka ndodhur edhe në Tiranë. Rilindja nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për traditat, për trashëgimin kulturore. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi këto vlera zhvillon korrupsionin e vet katastrofik, sic është edhe kjo këtu. Të gjithë e dimë që më fondin amerikan u bë një investim dhe ai investim u hodh në lumë dhe mbi atë investim tjetër pa pyetur njeri, ndërkohë që u bënë aq shumë debate për të mos bërë gjëra të pamenduara dhe me pasoja afatgjate, përveç dëmeve të mëdha ekonomike. Me 5 mld leke mund të kishim bërë gjera të mrekullueshme. Unë besoj shumë se me dr Ziajin ne do ti kthejmë beratit të gjithë transparencën e munguar, do ti kthejmë frymën e gjithë përfshirjes në mënyrë që qytetarët e beratit ta ndjejnë që bashkia është e tyre”, tha Meta.

Sipas kreut të PL, taksat “janë rritur 50-100% ndërsa shumë shërbime nuk jepen”.

4 vjet rilindja i kishte të gjitha dhe çfarë bëri? Vetëm se rriti arrogancën, rriti korrupsionin dhe vetëm se injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët dhe unë jam i sigurt se kjo do të marrë fund me votën e qytetarëve të bashkisë së Beratit.

Ky bashkim është në interesin e çdo qytetari të Beratit përfshirë edhe ata socialistë të ndershëm që janë viktima të kësaj arrogance. Rrit taksat dhe mos jep llogari se ku shkojnë ato dhe si realizohen investimet.

Rritja e pensioneve ka qenë me e lartë në kohën që qeveriste Berisha dhe tërësisht e papërfillshme gjatë kësaj periudhe dhe rritja e çmimeve është shumë e lartë.

Filozofia e kësaj pakice uzurpatore është vetëm një: Një pushtet që i shërben asaj dhe shtyp dhe mban nën presion shumicën në format antidemokratike”, theksoi ndër të tjera Meta.