Vendosni fjalën kyçe....

PS: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin, është cenuar siguria kombëtare


Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saja me oligarkët rusë. 

Nën akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare, Partia Socialiste ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve për deputetet e Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshorten e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi.

Nga Kuvendit, deputeti Toni Gogu tha se organi hetimor do duhet të nisë hetimet dhe të zbulojë lidhjet që ka Kryemadhi me Rusinë.

“I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të hesht, por prokuroria jo se është cenuar sigurua kombëtare dhe Shqipëria është njollosur“, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.