Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Presidenca e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dëshmon “falimentimin e plotë” të këtij institucioni


Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky tha se presidenca e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dëshmon “falimentimin e plotë” të këtij institucioni ndërkombëtar, sipas AA.

Dje (e premte), ushtria ruse vrau një tjetër fëmijë ukrainas – një djalë 5 muajsh të quajtur Danylo. Nga Avdiivka, në Donbas, së bashku me prindërit e tij të plagosur. Dhe në të njëjtën kohë, Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Zelensky gjatë një fjalimi në mbrëmje të shtunën vonë.

Duke e përshkruar presidencën e Moskës në organin e OKB-së si “qartësisht absurde dhe shkatërruese”, Zelenskyy pohoi se roli i Rusisë në Këshillin e Sigurimit mes sulmeve të tilla dëshmon “falimentimin e plotë” të institucioneve të tilla.

Nuk ka asnjë formë të tillë terrori që nuk është kryer ende nga Rusia. Dhe nuk do të ketë asnjë arsye të tillë që do të ndalojë reformën e institucioneve globale, në veçanti, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Reforma që është qartësisht e vonuar,” theksoi Zelensky.

Që nga e shtuna, Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat një mujor. Moska më vonë do të zëvendësohet nga Zvicra në maj.

Zelensky njoftoi gjithashtu se nënshkroi dy dekrete të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSDC) për sanksionimin e mbi 650 personave nga industria e mbrojtjes ruse, si dhe të tjerë të përfshirë në përpjekjet e Moskës në luftën në Ukrainë.

“NSDC do të vazhdojë këtë punë. Dhe asnjë nga ata që ndihmojnë, … punojnë për ta (Rusinë), nuk furnizojnë apo prodhojnë armë për terror – askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë,” shtoi ai.