Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik në Astir, përplasen Partia e Lirisë e Gonxhja: ‘S’punojnë semaforët’ ‘Pse s’thoni që ishte faji i këmbësorit’


Aksidenti tragjik i pasdites së djeshme ka përplasur ish-këshilltarin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Emiljano Aleksi dhe drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe.

Aleksi shkroi më herët se shteti duhet t’i vërë gishtin kokës për  gjakosjen e rrugëve të Shqipërisë.

Ai shkruan se semafori te mbikalimi në zonën e Astirit ku ndodhi aksidenti ka 10 ditë që nuk punon duke rritur mundësitë për të tjera aksidente.

“Rrugët po gjakosen dhe kjo është një dramë që ndodh në rrugët e Shqipërisë. Ne mund të fajësojmë këdo, viktimën apo shkaktarin po shteti duhet të vendosi gishtin kokës. Jo me larg nga sot unë vete do doja te denoncoja pikërisht këtë aks rrugore. Tek mbikalimi pranë këtij aksidenti ka 10 dite që nuk funksionojnë semaforët. Fatkeqësi kjo që ka ndodhur sot, por gjithmonë ekziston mundësia që një aksident tjetër te përsëritet tek ky kryqëzim, nga mungesa e semaforëve. Kur funksiononim aty kishte dhe punonjës se Policia e Shtetit , tani aty nuk ka as punonjës dhe as semafor por kalon kush e ka makinën më të shtrenjtë. Duhet të shmangen aksidentet aty ku mundemi dhe jo t’ia lëmë rastësisë. Në të gjitha rastet aksidentet rrugore ndodhin për faj të përdoruesit të rrugës, drejtuesi i mjetit ose këmbësori. Pjesa tjetër është për rrugët.” – shkruan Aleksi.

Drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhe ka reaguar menjëherë duke theksuar se për aksidentin në fjalë faji është krejtësisht i këmbësorit.

Ai shton se shteti nuk mund ta rrëthojë rrugën e trotuaret me tel me gjemba dhe se një pjesë e ngjarjeve të rënda ndodhin edhe për shkak të  papërgjegjshmërisë së qytetarëve.

“Emiljano Aleksi dmth e shikon videon dhe nuk thua dot troç që ky është 100% faj i këmbësorit?! A duhet ndonjë prove tjetër? Shteti ti vere gishtin kokës? Tela me gjemba ti vëmë unazës? Apo edhe trotuareve? Çfarë kryqëzimi flet ti? Aty s’ka kryqëzim por është e ndaluar absolutisht te kalosh ashtu rrugën! Pse nuk i jepni emrin gjerave, shteti, shteti, shteti! Jo jo, ka ca gjera qe lidhen me kulturën, veten, njeriun, se ai nuk qe fëmijë por i rritur e përgjegjës për veprimet e veta! Shoferi aty ishte viktimë. Video flet vetë. Ngushëllime familjes e gishtin kokës çdo këmbësor që DUHET TE ZBATOJE RREGULLAT.” – shkruan Gonxhja.