Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës protestë: Këto projekte po sjellin shkatërrim, s’do tërhiqemi nga të drejtat tona


Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në rrugë në protestën e radhës kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar.

Ata kërkojnë veerifikim të pronave të tyre dhe shpronësim me vlerën e tregut, në të kundërt kanë paralajmëruar se do e pengojnë projektin.

Një banor i zonës tha sot se nuk kanë qenë në dijeni të projektit derisa punimet kishin nisur në terren ndërkohë që ndaj tyre nuk ka pasir asnjë vendim për shpronësimin.

“Edhe kishte një muaj që kishte filluar ndërtimet, agjencia e punimeve nuk kishte leje. Vendimi për shpronësimet nuk ka ardhur akoma. 7 muaj këtyre zotërinjve nuk i ka dalë koha për të përcaktuar vlerën e pronës. Projekt rruge nuk ka legalizime, certifikime pronash nuk ka. Nuk e di çfarë bëjnë. Shteti duhet të ishte angazhuar 100 % për zhvillimin e këtij projekti. Ne nuk kemi qenë në dije, vetëm kur firma ka zbritur në terren kemi mësuar për çfarë bëhet fjalë. Sot jemi në një katrahurë, bashkë me ata që e kanë projektuar dhe e zbatojnë. Por deri më sot jemi në muajin e shtatë të protestës tonë dhe ne nuk do tërhiqemi. Shteti ka shtatë muaj fle gjumë. Këto janë projekte që japin shkatërrim dhe janë për ata që duan të abuzojnë pasi ky projekt nuk do t’i shërbejë as komunitetit, as Shqipërisë.” – tha ai.