Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për incerenatorët: SPAK seksion i PS-së, përse nuk e dërgoni çështjen në gjykatë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kreun e SPAK Altin Dumanin, duke e pyetur sot se çfarë e pengon të çojë çështjen e inceneratorëve në Gjykatë.

Sipas Berishës, ky institucion nuk e çon çështjen në gjykatë, sepse është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste.

Berisha tha se, SPAK është mjë mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë dhe këtë e konfirmuan deklaratat e pak ditëve më parë të Dumanit për dy nga çështjet më tronditëse  inceneratorët dhe problemin Rama-McGonigal.

 

Jam sot para jush për t’iu deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë, të organizatës kriminale që kryesohet nga Rama.

Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, qëndrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni.

Këtë e konfirmoi në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it Altin Dumanit për dy nga çështjet më tronditëse për dy nga çështjet e korrupsionit, inceneratorët dhe problemin e Watergate-it të shekullit të 21-të Rama-McGonigal. Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 mln euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz i cili ka në krye Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe disa emra të tjerë. Dy fjalë do t’i them zotit komisar Dumanit, se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’u thoni pak shqiptarëve çfarë ju pengon ju zotëri të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst, pretendim se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimet e gjykatës së vendit. Në afera të tjera është proceduar në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë sepse jeni nën kontrollin e plotë dhe në mbështetje të plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët”, deklaroi Berisha.