Vendosni fjalën kyçe....

“Biznes offshore, kafe, fajde”-Kryemadhi shpërthen ndaj Top Channel: Shpifje dhe shantazh


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për akuzat e fundit të publikuara nga Top Channel, se ajo është paguar me para ruse, nga njerëz pranë Putinit.

Kryemadhi “shpërtheu” ndaj Top Channel, duke i quajtur akuzat “shpifje dhe shantazh”. Ajo paralajmëroi padi penale, ndërsa bëri disa akuza të forta ndaj drejtuesve të televizionit. 

Unë do t’i shkoj deri në fund edhe me “Top Channel” që është një kompani offshore, që nuk përfaqësohet nga familja Hoxha, pasardhësit e Dritan Hoxhës, por përfaqësohet nga Edi Rama, nga Erion Veliaj, apo nga Mirel Mërtiri? Kjo (tregon falsimilet e shitjes në Belize të Top Channel) është akt juridik. Pse nuk është regjistruar në QKB kjo? Sepse me ligjin për mediat shqiptare nuk lejohet që frekuenca kombëtare të jetë në off shore dhe 100 për qind.

Asnjë televizion, sidomos kombëtar nuk mund të ketë një pronar. A ka këtu grup të strukturuar kriminal? Ky televizion me çfarë mbahej? Bizneset e kësaj zonjës që kanë shitur dhe i riblen prapë, te kafeja, te pronat, te paratë me fajde? Kush është sponsori kryesor i tyre?

Unë do të merrem seriozisht me këta, sepse këta janë cenim i sigurisë kombëtare, sepse një televizion kombëtar, me frekuencë kombëtare, i cili ka zaptuar nëpërmjet mënyrave të ndryshme me lavazh truri, që të gjithë e dimë se çfarë ndodh…“, tha Kryemadhi.