Vendosni fjalën kyçe....

“Po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi” – Fevziu zbulon çfarë u ka kërkuar ndërkombëtarëve politikani me rëndësi në Kosovë


Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme ku pohoi se politikani i rëndësishëm në Kosovë u kërkon ndërkombëtarëve që t’i mbajnë në burg ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen nga Gykata Speciale në Hagë.

Fevziu pohoi në emisionion ‘Review’ në Euronews.al se informacioni në konfidencë i ka ardhur nga burime të rëndësishme diplomatike që kanë qenë pjesë e bisedimeve, pa e bërë publik emrin e tij.

“Kam një informacion që mund ta bëj publik, më duket e kam thënë edhe një herë tjetër, që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike. Që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës ju thonë që po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi. Çfarë do të thotë kjo. Po pse për qetësinë e Kosovës, për qetësinë e katër vetave aty, për qetësinë e një njeriu që mendon se është  në krye të vendit, do sakrifikohen katër njerëz që kanë sakrifikuar…Ideja është na i mbani ata atje brenda që ne të jemi një çikë më rehat këtej. Kjo është cinike, është shumë cinike. E kërkuar nga politika në Kosovë.  Unë s’mund ta bëj publik emrin për arsye se personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve, dhe tani nuk mund të shpërdoroj besimin e tij.” – tha Fevziu.

Pas tre vite procedurash ligjore, sot ka nisur në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.