Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi takohet me banorët në Kombinat: Do t’i ulim detyrimet, do të zbusim koston sociale


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar sot të takohet me banorët dhe bizneset e kryeqytetit.

Këlliçi këtë herë ishte pranë banorëve të Kombinatit, ku paraqiti para tyre projektin për zbutjen e kostos së jetesës, ku spikat transporti publik falas.

Këlliçi vijoi gjithashtu takimin me përfaqësues biznesesh, të cilët u ankuan për mungesën e fuqisë blerëse dhe nga ana tjetër, për barrën e rëndë të taksave që i paguajnë aktualisht bashkisë së Tiranës.

Ne jemi pensionistë pa pension, jemi në punë pa lekë. Bëje 20-30 mijë lekë xhiro gjithë ditën. Unë pensionist, paguaj taksë shkolle. Ja duke ndenjur, kjo dyqanin andej, unë këtej. Ajo rri kot atje unë rri kot këtu. Me listë, të marrësh bukën me listë, i kam aty, t`i nxjerr vetëm mos i bëj publike. Punohet me listë, taksa këtej, taksën e arsimit unë e kam këtu, të gjithë e kanë 80 mijë lekë mua ma bëjnë 180 mijë lekë,” u shprehën disa biznese.

Belind Këlliçi u konfirmoi bizneseve angazhimin për të hequr apo reduktuar një numër taksash dhe tarifash vendore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt te biznesi.

Të jap programin për taksat dhe tarifat, që do t`i heqim dhe do t`i ulim, që të fitoni më shumë lekë. Te taksa e arsimit që ka marrë 42 milionë euro, dhe akoma nuk ka bërë një shkollë këtu tek Unaza e Re për 70 mijë banorë. Pastrim gjelbërimin e paguani, atë do e përgjysmoj. Hapësirë publike ju s`keni, edhe taksën e arsimit do e heq,” tha Këlliçi.

Gjatë takimeve, qytetarët treguan se si një bllok i tërë pallatesh të reja siguronin ujin privatisht, pasi nuk kishin kontrata me UKT. Një qytetar tregoi se i ka shkuar fatura e taksave të prapambetura në 600 mijë lekë, për shkak se prej vitesh ato nuk i ka paguar nga që nuk kishte kontratë me ujësjellësin.

Gjithë blloku i pallateve këtu nuk kanë kontratë me ujësjellësin. Janë të gjithë me ujë pusi personale. Më ka mbajtur 600 mijë lekë taksë se kemi pasur ujë pusi. 600 mijë lekë, paguaj tashi nga 200 mijë lekë muaj për muaj. Prandaj më mbetën taksat sepse nuk kishim të shkonim atje që të na mbanin taksat edhe u grumbulluan taksat 600 mijë lekë. Ti kërkon dhe të vjen të pret ujin,” u shprehën qytetarët.

Irritimi dhe dëshpërimi me situatën aktuale është i madh te të gjithë, pensionistë, qytetarë apo biznese. Por, përsëri, qytetarët janë optimistë se në 14 maj, do të ketë ndryshim.

“Ngado kam vajtur, nuk të hapin dyert këta fare. I ka ardhur në majë të hundës këtij populli. Dhe kush e ka kuptuar se çfarë po bëhet me këtë milet, ka shkuar aty ku nuk mban më, fukaralliku në fund. Ta gëzosh hala pa hyrë, ta gëzosh. Ti i duhesh këtij vendi, këtij populli ti i duhesh,” tha një tjetër qytetar.