Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me prindër të fëmijëve me autizëm: Do ketë ndjekje profesionale dhe trajtim me barna


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se për këta fëmijë do të krijohet infrastuktura e nevojshme për çerdhe dhe kopshte, ku të kenë mundësi integrimi.

Meta shtoi se kjo kategori do ketë kujdestari dhe trajtim me barna.

“Do ndërmarrim iniciativa ligjore në parlament me të cilat duhet të ballafaqohemi. Do angazhohemi për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për çerdhe dhe kopshte për këta fëmijë që mos të ndihen të përjashtuar, përkundrazi të kenë mundësi integrimi. Të kenë kujdestari dhe ndjekje profesionale si dhe trajtim me barna. Është e rëndësishme që barnat të rimbursohen nga shteti dhe jo siç ndodh shpesh që kjo gjë nuk ndodh për shkak të kostove dhe familja s’ka mundësi. Autizmi nuk zgjedh dhe duhet ta mendojmë si shqetësim të familjes së madhe që duhet ta zgjidhim me solidaritet.”, tha Meta.