Partia Socialiste ditën e sotme ka reaguar sërish në lidhje me deputeten Monika Kryemadhi dhe përfshirjen e saj në pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Nga selia rozë, deputetja Klotilda Bushka u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
Bushka tha se implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë ndaj vlerave evropiane.
‘Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërconin mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të sqarojë se çfarë anë kërko deklaroi offshore. Pse nuk janë deklaruar. Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë ndaj vlerave evropianë. drejtësia shqiptarë nuk duhet të humbë kohë që të nisë hetimin. ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet që nga mos deklarimi e deri për pastrim parash e fshehje pasurish. Deri ku dhe në çmasë kryemadhi është përfshirë me rusët.’- tha Bushka.