Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrimi i dy vilave në Palasë e Hamallaj, Ahmetaj ankimon vendimin në Apel


Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar Apelit të Gjykatës së Posaçme heqjen e sekuestros preventive ndaj dy vilave, njëra që dyshohet në pronësi të ish-bashkëshortes Albina Mançka në Palasë dhe tjetra e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha në Hamallaj.

Ato u sekuestruan pak ditë më parë nga SPAK si pjesë e hetimeve ndaj Ahmetajt për çështjen e inceneratorëve.

Më herët Ahmetaj kishte kërkuar shpalljen të paligjshme të kontrolleve të BKH-së ndaj dy vilave në fjalë, ku sipas kreut të SPAK-ut Dumani, janë gjetur prova. Megjithatë Apeli i Gjykatës së Posaçme e hodhi poshtë kërkesën e Ahmetajt.

Gjatë kontrollit në vilëne bashkëjetueses në Hamallaj, agjentët e BKH-së sekuestruan rreth 30 mijë euro e disa dokumente ndërsa në vilën në Palasë vetëm disa dokumente.

Ish-bashkështorja e Ahmetajt, Mançka, i ka hedhur poshtë deklaratat se vila në Palasë është e saj. Ajo ka pohuar se ajo është në pronësi të shoqes së saj që jeton në Zvicër, duke pohuar se ka vetëm një apartament në Tiranë.