Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet në moshën 77-vjeçare Kristaq Mitro, regjisori i shumë filmave shqiptarë


Është shuar sot në orët e para të mëngjesit në moshën 77-vjeçare, regjisori i shumë prej filmave të dashur shqiptarë, Kristaq Mitro. Regjisori kishte shkuar pranë të bijave në Austri, për një ndërhyrje për probleme shëndetësore që kishte (një formë parkisoni), ku edhe në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka humbur jetën. Mitro pritet të përcillet me homazhe në Tiranë, pas rikthimit në vend.

Mitro, një nga regjisorët më të njohur të kineamtografisë shqiptare, ka punuar bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj në disa prej filmave më të mirë shqiptarë si: Dimri i fundit (1976), Nusja dhe shtetrrethimi (1978), Liri a vdekje (1979), etj.

Lajmi për ndarjen nga e tij nga jeta, ka përhapur pikëllim ndër njerzit dhe artistët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë , në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan kineasti Mevlan Shanaj.

 

 

Disa nga filmat e Kristaq Mitros

 

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)