Sekretari i përgjitshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook, ka renditur përfitimet që sipas tij vijnë me planin e Belind Këlliçit, për transportin publik falas dhe modern.
Blushi shkruan se ky plan bën të mundur uljen e kostos së jetesës, lehtëson trafikun rrugor, pastron mjedisin, kurse kohë dhe mundëson më shumë parkime të lira.
Postimi i Blushit:
Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN:
✅️ UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.
✅️ LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR, pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.
✅️ PASTRON MJEDISIN, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.
✅ ️KURSEN KOHË , sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.
✅ ️MË SHUMË PARKIME TË LIRA, në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.
Është kaq e thjeshtë!