Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me rastin e deputetes Monika Kryemadhit, në lidhje me lajmet për këtë të fundit përsa i përket pagesave të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Tomorri në një status në Facebook shkruan se Banco Espirito Santo falimentoi ka falimentuar në 2014 dhe në 2016 është zhdukur fare.
Në shkrimin e tij, gazetari Tomorri lë të kuptohet sesi një bankë mosegzistuese mundet të hapet vetëm 1 orë sa për transfertën e deputetes Monika Kryemadhit.
Më herët Top Channel ka nxjerrë lajme dhe dokumente në lidhje me këto transaksione. (kliko këtu)
Postimi:
Banco Espirito Santo falimentoi ne 2014. Ne 2016 u zhduk fare dhe nuk ekziston me.
Pastaj ne korrik te 2017-es e hapen prape vetem nje ore sa te bente cik kete transferten e Monikes. Po pse e cuna e prishni gjithe ate kryeveper per vogelsira.