Vendosni fjalën kyçe....

Alvin Bragg kërkon gjykimin e Trump në janar 2024, gjatë zgjedhjeve paraprake republikane – Breitbart


Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg thuhet se i kërkoi gjyqtarit Juan Marchan që të zhvillonte gjyqin e ish-presidentit Donald Trump në janar 2024, i cili ndodh të jetë mesi i sezonit primar presidencial, shkruan Breibart.

Gazetari i Fox News, Jake Gibson, i cili ishte në sallën e gjyqit, tha se prokurorët kishin kërkuar datën e gjyqit në janar 2024. Zgjedhjet e Ioëa-s, gara e parë në zgjedhjet paraprake republikane, do zhvillohen më 5 shkurt 2024.

Sipas Breibart, prokurorët duan një gjyq që do ndikonte në garën për nominimin republikan, duke shpërqendruar Trump dhe duke e njollosur atë në krahasim me kandidatët e tjerë në garë.

Data e kërkuar gjithashtu do t’u hiqte votuesve republikanë mundësinë për të zgjedhur një kandidat tjetër, në rast se Trump shpallej fajtor. Do t’i detyronte ata të votonin ndërsa rezultati i gjyqit është ende në pikëpyetje.

Fox News raportoi se gjyqtari Marchan vendosi që Trump do duhet të paraqitet në gjykatë më 4 dhjetor, gjatë sezonit të debatit parësor, i cili pritet të fillojë në fund të verës së 2023.