Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi zbardh takimin me ambasadoret Kim e Hohmann


Kreu i KQZ-së Celibashi ka zbardhur takimin me ambasadoren amerikane Kim dhe atë të BE-së Hohmann.

Ai shkruan se gjatë takimit është diskutuar mbi përgatitjet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, shitblerjen e votës, transparencën e financimit në zgjedhje e pastërtinë e figurave të kandidatëve që do garojnë për t’u zgjedhur.

Sipas zbardhjes së takimit, ambasadoret Kim e Hohmann kanë pohuar se zgjedhjet vendore janë një test i mirëfilltë për ecurinë e demokracisë shqiptare.

“Në KQZ Shqipëri sot me Ambasadoren e European Union in Albania, Christianne Hohmann dhe Ambasadoren e U.S. Embassy-Tirana, zj Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve Vendore14Maj2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtinë e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

Ambasadoret Hohmann dhe Kim theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje. Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në KQZ, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike, trefishimin e numrit të sanksioneve nga KQZ dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se KQZ do të vijojë të mbetet e baraslarguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit. Falënderova Ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe kontributin e tyre për institucionin.” – shkruan Celibashi.