Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata i konfiskon një personi në Durrës dyqanin 200 metra katror e një makinë


Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e pasurive të Arian Plakut, banues në Durrës.

Konfiskimi e kalimi në pronësi të shtetit ka të bëjë me një dyqan 200 metra katror në ‘Lagjen Taulantia’ në Durrës si dhe një automjet i markës Chrysler.

Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Arian Plaku është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më herët për prodhim dhe shitje droge, i dënuar për të njëjtën vepër penale. Arian Plaku gjatë vitit 2020 ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ai është arrestuar në vitin 2014 bashkë me tre persona të tjerë, të cilët tentuan të trafikojnë lëndë narkotike heroinë në drejtim të Kroacisë.