Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 41 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, nisin hetimet ndaj 34-vjeçarit


Një 34-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi në pikën kufitare të Kapshticës pasi i janë kapur një shumë prej rreth 41 mijë eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të riut me iniciale K.H. banues në Kamëz iu gjet shuma prej 41 e 250 eurosh të padeklaruara si dhe 41 mijë e 500 lekësh të reja.

I riu ishte bashkëudhëtar në kamionin që drejtohej nga një person me iniciale O.P.

Sasia e lartpërmendur e të hollave është sekuestruar.