Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri italian Berlusconi në terapi intensive në një spital në Milano


Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital në terapi intensive në Milano, sipas një personi të njohur me situatën.

Manjati 86-vjeçar i medias është në kushte të qëndrueshme në spitalin ‘San Raffaele’, njoftoi agjencia e lajmeve Ansa të mërkurën. Berluskoni ishte shtruar më herët në spital për kontrolle rutinë muajin e kaluar.

Një zëdhënës i Berlusconit nuk pranoi të komentojë. Mediat italiane raportuan se ai kishte probleme me frymëmarrjen.

Partia e tij Forza Italia është aktualisht një partner i vogël në qeverinë e Giorgia Melonit.

Nëse kushtet e tij përkeqësohen, e ardhmja e partisë mund të jetë në rrezik. Megjithatë, kjo nuk do të ndikonte në stabilitetin e kabinetit të Melonit, duke pasur parasysh shumicën e saj të gjerë dhe gjasat që shumica e ligjvënësve të Berlusconit do mbeten brenda koalicionit të saj.

Berlusconi është kryeministri më jetëgjatë i Italisë, pasi ka qeverisur për më shumë se nëntë vjet në krye të katër kabineteve të ndryshme. Përpara se të bëhej politikan në vitin 1994, Berlusconi themeloi MFE-MediaForEurope NV, e njohur më parë si Mediaset, transmetuesi më i madh komercial i Italisë.