Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA.
Dervishi do të marrë pjesë në Samitin Vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Privatësisë (IAPP), ndërsa pritja është organizuar nga kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.
Synim i këtij takimi sipas Dervishit është forcim i bashkëpunimit për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Nga ana tjetër ai theksoi se me rëndësi është dhe zhvillimi teknologjik në funksion të respektimit të të drejtave të qytetarëve.