Vendosni fjalën kyçe....

Meta për dëmshpërblimin e qeverisë ndaj Agon Channel: Shqiptarët do paguajnë ngaqë Rama dhunon mediat


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me humbjen e qeverisë shqiptare në Arbitrazh ndaj televizionit Agon Channel.

Nga Kopliku, Meta tha se kjo gjobë do paguhet nga qytetarët, vetëm ngaqë Rama dhe Veliaj dhunojnë mediat.

Pse s’ka lekë për mësuesit, për pensionistët? Apo ka lekë vetëm për inceneratorët dhe oligarkët. Falimentoi Vora, një nga vendet më të pasura në Shqipëri për sipërmarrjet, apo ka falimentuar Kavaja. Sot doli lajmi, do ekzekutohet gjoba ndaj Becchettit. Do paguajnë shqiptarët 110 mln euro. Pse?! Për dhunën që bën Rama dhe Veliaj ndaj mediave. Do vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda. Mediave duan t’u mbyllin gojën, qytetarëve, opozitës, që të vjedhin në mënyrë skizofrenike. Siç ka ndodhur dhe po ndodh në këtë realitet të hidhur. Në 14 maj rikthehet llogaridhënia. Rikthehet shpresa dhe besimi se këto institucione s’do të jenë mekanizma, kontrolle e zhvatje ndaj qytetarëve.”, tha Meta.

Meta vijoi duke thënë se taksat keqpërdoren dhe se niveli i borxhit është rritur, por e gjitha kjo do të ndryshojë në 15 maj, thotë ai.

Na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Jam i sigurt se modeli ynë do të jetë një model i suksesshëm, i uljes së taksave. Sot e dimë së çfarë bën “Rilindja” me taksat. Asgjë tjetër, vetëm rrush e kumbulla. E dimë se ku ka shkuar niveli i borxhit. Pra duhet një mbështetje më e fortë për koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Jam e sigurt se në 15 maj do të hyjmë në rrugën e ndryshimit në Malësinë e Madhe. Tashmë erdhi koha që të merrni fuqinë që ju takon dhe këtë do ta merrni vetë më 14 maj. Ai që nuk merr pjesë në zgjedhje mund të jetë viktimë e atyre që vendosin për të, dhe tjetra nuk ka të drejtë as të ankohet. Pra në 14 maj t’u rikthejmë dinjitetin të gjithë malësorëve dhe të çelim rrugën për fitoren e madhe dhe ndryshimin historik që do të ndodhë pa asnjë diskutim”, përfundoi Meta.