Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë me dije se ka nisur tetsimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë.
Nga pamjet e publikuara nga vet Çuçi nga salla në Pallatin e Kongreseve, ai shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit
“I gjithë procesi monitorohet nga kamerat dhe korrigjimi i testit do të bëhet me #Scandron, në prezencë të vetë aplikantëve, për të garantuar transparencë maksimale”, thotë Çuçi.
Më tej Ministri i Brendshëm thekson se Policia është në rrugën e modernizimit dhe po ecën me shpejtësi për të arritur mesataren e vendeve të BE-së.
“Do ta ruajmë këtë trend dhe do të ecim me shpejtësi në këtë korsi për të arritur te mesatarja e vendeve të BE-së, si dhe do të vijojmë rrugën e pakthyeshme për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji. Kapacitetet dhe profesionalizmi i punonjësve të Policisë do të barazohet me atë të partnerëve tanë europianë”, përfundon reagimin e tij ministri Çuçi.