Vendosni fjalën kyçe....

Pak ditë përpara nisjes së fushatës elektorale, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së takojnë Celibashin


Pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ajo e Bashkimit Europian Christiane Hohman po zhvillojnë një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin.

Të dyja ambasadoret kanë mbërritur në KQZ në orën 09:00, për të zhvilluar një takim me kreun e këtij institucioni. Ky takim është zhvilluar për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku BE dhe faktori ndërkombëtar i ka dhënë një peshë të rëndësishme zgjedhjeve.