Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të koalicionit BF në Shijak: Është dëbuar nga Zvicra për narkotikë


Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha.

Sipas një shkrese të drejtuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shumica kërkon që kandidati i opozitës të mos garojë në zgjedhjet e 14 majit pasi në media ka dalë se ai ka qenë i dëbuar nga Zvicra kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të s’kualifkon nga gara për kryetar bashkie.

“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet ndër të tjera në dokument.