Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Nuk rriten pagat në privat me urdhër qeverie


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shkruan se nuk mund të ketë rritje ekonomike me tatim socialist.

Duke iu referuar lajmit të dhënë nga kryeministri për rritjen e pagave

“Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!

Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.

Nuk punon dot për shumicën një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!”- shkruan Tabaku.