Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Sukth-Katund


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Nga informacioneve të para mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Sukth Katund.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.