Vendosni fjalën kyçe....

U konfliktua fizikisht disa ditë më parë, vdes në spital 46-vjeçari në Tiranë


Si pasojë e një sherri të ndodhur disa ditë më herët në Tiranë midis 3 personave, ka ndërruar jetë në spital 46-vjeçari G.T.

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit.

Njoftimi:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.