Një aksident ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një furgon me nxënës nga shkolla profesionale e minierës së këtij qyteti, ka dalë nga rruga.
Nxënësit e shkollës profesionale kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe 5 nxënësit për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, me incicialet Xh. S., si dhe nxënësit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon)” thuhet në njoftim.