Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi takon shefen e OSBE/ODHIR: Garantojmë transparencën e plotë të KQZ-së


Ditën e sotme, shefja e OSCE/ODHIR, Audrey Glover, zhvilloi një takim me Kryekomisonerin Ilirjan Celibashi në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, ku Glover do monitorojë procesin zgjedhor.

Kryekomisioneri Celibashi shkruan se ka njohur Glover me përgatitjet për zgjedhjet si edhe thotë që i ka garantuar asaj transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë.

“Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE/ODHIR, Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë”, shkruan Celibashi.