Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri i Italisë Berlusconi mund të ketë leuçemi, thotë burimi


Katër herë kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi, tha të enjten një burim i afërt me çështjen. Burimi konfirmoi një raport nga e përditshmja Corriere della Sera.

86-vjeçari Berlusconi po trajtohet në terapi intensive që nga e mërkura në një njësi kardiake të spitalit ‘San Raffaele’ të Milanos, pasi kishte probleme me frymëmarrjen, shkruan Reuters.

Manjati miliarder i medias, i cili fitoi pasurinë e tij nga televizioni komercial, ka pësuar periudha të vazhdueshme të sëmundjes në vitet e fundit dhe kishte dalë nga i njëjti spital vetëm javën e kaluar.