Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi dënohet për thirrjet raciste të tifozëve ndaj Lukakut


Juventusi është dënuar me mbyllje të pjesshme të stadiumit për një ndeshje pasi tifozët abuzuan në mënyrë raciste sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Lukaku iu nënshtrua thirrjeve raciste përpara se të përjashtohej me karton të kuq në barazimin 1-1 të Interit në Kupën e Italisë kundër Juventusit të martën.

Serie A ka vendosur që niveli i poshtëm i tribunës jugore të Allianz Stadium do të mbyllet për ndeshjen e ligës së Juventusit kundër Napolit më 23 prill, pas thirrjeve raciste nga “shumica e tifozëve” të ulur në atë pjesë para dhe gjatë penalltisë së fundit të Lukakut.

Lukaku do të dënohet me një ndeshje për kartonin e tij të kuq, ndërsa mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado dhe portieri i Interit, Samir Handanovic janë dënuar gjithashtu pas një sherri pas fishkëllimës së fundit.