Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Veliaj ka hall të mbyllë dosjet, programi im ka fokus qytetarët


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi deklaroi në emisionin “Open” se programi i tij ka në fokus qytetarët.

Ndërsa komentoi konkurrentët në zgjedhje, Këlliçi u ndal te Kryetari aktual duke thënë se Veliajt i intereson vetëm politika e ditës dhe mbyllja e dosjeve.

Ai është në hall, nuk ka lidhje me qytetarët e Tiranës, ai ka hall të mbyllë dosjet. Jam 100% tek qytetari i Tiranës dhe nuk më intereson politika e ditës. Nuk ka asnjë bilanc, unë e ftoj sot, të vijë kur të dojë dhe të flasim për ide, zotëria kërkon debat politik. Unë jam këtu për transportin publik falas, për ujë 24 orë. Vendimin tim dhe mendimin tim në raport më zotin Berisha e kam dhënë më 2 dhjetor, kur edhe kam drejtuar Kuvendin”-deklaroi Këlliçi.