Vendosni fjalën kyçe....

Laçi shkarkon trajnerin


Laçi ka shkarkuar trajnerin Gentian Mezani. Ky i fundit e mori drejtimin e kurbinasve 19 javë më parë ndërsa sipas drejtuesve të klubit, shkak për shkarkimin janë rezultatet e dobëta.

“Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet positive.” – thuhet në njoftimin e klubit.

Laçi mban vendin e tetë në renditje pas 27 ndeshjesh kampionat duke qenë pjesë e zonës së ftohtë. Megjithatë deri në fund janë edhe 9 javë kështu që kurbinasit i kanë të gjitha mundësitë për të shmangur rënien, betejë në të cilën janë pjesë një numër i madh ekipesh.