Sherr me thika në Durrës, lëndohen dy persona


Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një sherri me thika në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Lagjen 3’ rreth orës 10 e 30, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy persona me iniciale B.G. e Xh.M.

Ata janë dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.