Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar 18 vjeçar të cilët janë transportuar në spital.
Policia e Shkodrësbën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa” dhe është shpallur në kërkim Aldo Hasani, si autor i dyshuar i ngjarjes.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftim.