Dil nga skena Princ Harry. Ka një tjetër ngjarje që po futet në qendër të vëmendjes. Vajza që deri më sot ka qenë krahu i djathtë i Donald Trump, Ivanka Trump, mungoi në fjalimin e tij në Mar-a-Lago pas aktakuzës ndaj të atit. diçka që u vu re dukshëm.
Por NY Post pretendon nga burime të sajat se vajza tjetër e Trump, Tiffany, ishte në qendër të ngjarjes.
“Nëse shikoni historinë e Tiffany-t, ajo kurrë nuk ka qenë e përfshirë në çështjet politike”, thotë një burim.
Por tani që vajza e preferuar e Trumpit, Ivanka, po del në skajet e jashtme të tablosë politike, ‘Tiffany po përpiqet të jetë vajza mbështetëse’.
“Kjo mund të jetë mënyra e saj për t’u afruar më shumë me babain e saj,” spekulon burimi.
Tiffany, 29 vjeç, vajza e Trump me gruan e dytë Marla Maples, ishte disi e munguar, ose e anashkaluar, nga karriera e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo u shfaq në Konventën Kombëtare Republikane 2016 dhe 2020, në betimin e tij, State of the Union, një ngjarje në malin Rushmore dhe foli në një tubim në Tampa në 2020.
Ndërkohë, Ivanka ishte një prani e vazhdueshme në gjurmët e fushatës dhe shërbeu si këshilltare e Presidentit gjatë kohës së babait të saj në detyrë.
Por vajza e madhe, nga martesa e tij me Ivana Trump, zyrtarisht dhe me zhurmë u tërhoq nga politika në nëntor kur babai i saj shpalli kandidimin e tij të tretë, duke thënë në një deklaratë: “Unë e dua shumë babanë tim. Këtë herë po zgjedh t’u jap prioritet fëmijëve të mi të vegjël dhe jetës private që po krijojmë si familje. Nuk kam në plan të përfshihem në politikë.”
Një burim i tha më parë ‘Page Six’ se Ivanka, 41 vjeç, dhe i shoqi Jared Kushner, 42 vjeç, ‘duan të mos kenë të bëjnë asgjë me problemet e tij të fundit ligjore.
“Ata po qëndrojnë larg.”
Një burim tjetër na tha se çifti është ‘i lumtur duke ndërtuar jetën e tyre në Miami’.
Një burim i tha NY Post se dyshja nuk mund të ishin aty për fjalimin e tij sepse po udhëtonin për Pashkën.
Burimi tha se Tiffany – e vetmja nga fëmijët e rritur të Trump që nuk ka punuar për të – është afruar më shumë me babanë e saj dhe gjysmëvëllezërit e motrat saj, Ivanka, Eric dhe Don Jr, që nga dasma e saj nëntorin e kaluar në Mar-a-Lago me trashëgimtarin miliarder libanezo-amerikan, Michael Boulos.
“Dasma ishte një moment lidhjeje dhe ajo është pranuar më shumë nga familja. Kjo i afroi ata”, thotë burimi.
Trump falënderoi familjen e tij në fjalimin e tij pas aktakuzës.
Ai në mënyrë të veçantë la jashtë gruan Melania, por gjithashtu përmendi emrin e Tiffany përpara Ivankës, për të cilën ‘Page Six’ mësoi se kishte vizituar babanë e saj të dielën në klub para se të dorëzohej në gjykatë.
“Doni këtu ka bërë një punë të shkëlqyeshme, dhe unë kam një djalë tjetër këtu që ka bërë një punë të shkëlqyeshme”, tha ish-presidenti.
“Dhe Tiffany, Ivanka dhe Barron do jenë të shkëlqyer një ditë…Unë kam një familje të shkëlqyer, ata kanë bërë një punë fantastike dhe ne e vlerësojmë shumë atë.”
Daily Mail raportoi se pas fjalimit të tij, ai u largua dhe ‘kaloi mbrëmjen në klubin e tij privat me vajzën e tij më të vogël, Tiffany, bashkëshortin e saj Michael Boulos dhe këshilltarin e vjetër Roger Stone’.
Tiffany është e diplomuar në Shkollën Juridike të Georgetown dhe punon atje si asistente kërkimore ligjore.