Sali Berisha ka prezantuar sot në Vorë Indrit Hoxhën, kandidatin e opozitës për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha se është hera e parë që qytetarët votojnë për një kandidat të përzgjedhur prej tyre në primaret e organizuara nga Grupi për Rithemelimin e PD-së.
Berisha shtoi se Hoxha është garancia e vetme për qytetarët përballë kandidatëve të PS-së që përcaktohen nga nga bandat e organizatat kriminale e që dalin nga zyrat e Ramës pa pyetur asnjë socialist.
“Jemi sot këtu për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga paraqitjet e mëparshme, vijmë sot me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e Primareve, të lirisë. Indrit Hoxha e kandidatët e koalicionit, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit dhe kryesisë së partisë, por të vullnetin dinjitetit e votës suaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë kuptimi më i thellë i lirisë, është dinjiteti i njeriut, në këtë kontekst ne deleguam tek ju zgjedhjen e kryetari të partisë, kandidatit për kryebashkiak, nesër të deputetit, dhe ju garantoj se do jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj. Ky faktor është mirëpritur nga demokratët, simpatizantët dhe mbarë shqiptarët.
Krahasoni Indrit Hoxha me kandidatët e partisë së Ramës. Kandidatët e tjerë janë ata që pas mesnate dolën nga zyrtare PS pa u pyetur asnjë socialist i vetëm, mbajnë dy-tre emra, nuk përfaqësojnë socialistët dhe mbështetësit e PS, por krimin, bandat organizatat kriminale shtetërore dhe jo.” – tha Berisha.
Ai shtoi se opozita ka epërsi morale nga jugu në veri me kandidatët që ka prezantuar dhe do sjellë ndryshimin e vendit përmes frymës së fitores të cilën e cilësoi më të fortën që nga vitit 1992.
“Ky është një dallim i madh. Ndaj siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri ka një epërsi morale të opozitës dhe nga kandidatët e lirisë, kjo ka sjellë një frymë fitorjeje që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga ‘92. Indrit Hoxha do jetë shërbëtori juaji përulur që do bëjë me përkushtim gjithçka për të menaxhimin më transparent të burimeve e taksave tuaja, si dhe çka në dorë me këshillin bashkiak për të lehtësuar barrën e detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit e bashkisë.” – nënvizoi Berisha.