Një 43-vjeçar me iniciale M.Ll. ka humbur jetën në Mirditë pasi është përplasur nga një makinë.
Viktima, banues në fshatin Fan, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën Milot-Rubik kur është përplasur një makinë që drejtohej nga 63-vjeçari me iniciale P.N. banues në Rrëshen.
Ky i fundit është shoqëruar nga policia.