Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka rënë dakord të shpenzojë 144.5 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që pretendon se qeveria dështoi të ndajë informacione rreth një ish-ushtaraku të Forcave Ajrore, i cili më vonë vrau 26 persona me armë zjarri.
Departamenti njoftoi marrëveshjen shumë milionëshe të mërkurën, duke thënë se kishte arritur një ‘marrëveshje në parim’ për t’i dhënë fund një çështjeje civile që u ngrit nga të shtënat masive të nëntorit 2017 në Sutherland Springs, Teksas nga veterineri i Forcave Ajrore, Devin Patrick Kelley.
“Asnjë fjalë apo shumë parash nuk mund të zvogëlojë tragjedinë e madhe të të shtënave masive në Sutherland Springs”, tha në një deklaratë prokurorja e përgjithshme e SHBA Vanita Gupta.
“Njoftimi i sotëm i mbyll proceset gjyqësore, duke i dhënë fund një kapitulli të dhimbshëm për viktimat e këtij krimi të paimagjinueshëm.”
Më shumë se 75 paditës iu bashkuan padisë, e cila pretendonte se Forca Ajrore e SHBA-së mund të kishte parandaluar ngjarjen, nëse do kishte verifikuar historinë kriminale të personit të armatosur në Sistemin Kombëtar të Kontrolli (NICS). Departamenti pranoi se Kelley nuk do kishte qenë në gjendje të blinte armë nga një tregtar i licencuar federal, nëse emri i tij do ishte në sistem, pasi një gjykatës federal vendosi se qeveria ishte ‘përgjegjëse për dëmet e shkaktuara nga të shtënat’.
Megjithëse disa aspekte të pagesës duhet të miratohen në gjykatë, zyrtarët thanë se 144.5 milionë dollarë do ‘zgjidhin të gjitha pretendimet’ në lidhje me rastin. Departamenti më parë u përpoq të apelonte vendimin e përgjegjësisë, por në atë kohë vuri në dukje se palët në çështje po punonin drejt një zgjidhjeje jashtë gjykatës.
Ndërsa ishte ende në Forcat Ajrore, Kelley u përball me një gjykatë ushtarake në vitin 2012 për akuzat për dhunë në familje dhe iu ndalua blerja ose posedimi i armëve të zjarrit. Ushtria nuk e regjistroi dënimin në bazën e të dhënave NICS të drejtuar nga FBI, duke e lejuar Kelley të blinte lirisht armë.
Pas vrasjes së 26 adhuruesve dhe plagosjes së 22 të tjerëve në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs, Kelley u përball me një banor lokal të armatosur me një pushkë dhe në fund u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia më vonë e gjeti të armatosurin të vdekur në makinën e tij nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Midis viktimave të tij ishte një fëmijë i palindur, vajza 14-vjeçare e pastorit dhe vjehrra e vetë vrasësit.