Vendosni fjalën kyçe....

Media britanike bën zbulimin: Ushtarët rusë janë shumë të dehur për të luftuar në Ukrainë


Ushtarët rusë janë shumë të dehur për të luftuar efektivisht në Ukrainë, sipas një vlerësimi nga inteligjenca britanike.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes zbuluan vlerësimin e tyre më të fundit, i cili pretendon se ushtria e Vladimir Putinit është e mbushur me trupa të dehur, shkruan The Sun.

Ushtria e Putinit ka qenë duke luftuar në Ukrainë prej një viti por ka bërë shumë pak përfitime domethënëse dhe tani po lufton beteja të vështira në lindje.

Inteligjenca britanike tha se ‘abuzimi me alkoolin’ ka të ngjarë të lidhet me paraqitjen e dobët të ushtrisë.

Ata cituan raporte për një numër ‘jashtëzakonisht të lartë’ incidentesh, krimesh dhe vdekjesh të lidhura me dehjen mes njerëzve të Putinit.

Ka pasur raporte për përleshje në gjendje të dehur ndërsa ushtarët e demoralizuar dhe të frikësuar pinë vodka dhe pije të tjera alkoolike.

Disa kanë raportuar se ushtarët e dehur rusë e kanë hedhur veten në erë aksidentalisht me granata.

“Komandantët rusë ka të ngjarë të identifikojnë abuzimin e përhapur të alkoolit si veçanërisht të dëmshëm për efektivitetin luftarak,” tha Ministria e Mbrojtjes.