Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me Berishën në selinë Blu: Rama kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve, triumfi i ndryshimit po vjen


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbërriti paraditen e kësaj të premteje në selinë blu për një takim “kokë më kokë” me Sali Berishën.

Pas këtij takimi, Meta nga selia blu u shpreh për mediat se koalicioni “Bashkë Fitojmë”, është bashkim për ndryshim dhe rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se premtimet e Ramës për të rritur rrogat janë premtime elektorale, disa javë para zgjedhjeve, por se qytetarët tashmë e dinë se është po ai përgjegjësi për shtrenjtimin e kostos së jetesës.

 

“Në kuadër të koalicionit dhe afrimit të kësaj ditë të madhe të ndëshkimit të monizmit, dhe triumfit të ndryshimit. Është bashkim për ndryshim dhe jo për pushtet. Do të rikthejë llogaridhënien dhe transparencën. U njohët me lajmin që vjen për Shqipërinë që qeveria, në fakt populli, duhet të paguaj 110 mln euro për Becchettin, si dhe po dje erdhi lajm pozitiv nga Kosova, ku qeveria fitoi në arbitrazh. Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria ka rënë në 6 vite mbi 20 vende. Rama kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve, dhe ata e dinë se përgjegjësi kryesor për shtrenjtimin e kostos së jetës është Rama dhe korrupsioni i tij. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni dhe kandidatët tanë të shkëlqyer.” tha Meta.