Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u paraqit sot paradite sërish në SPAK.
Xhaçka ka dhënë dëshminë e saj pranë këtij institucioni për mbi 1 orë.
Xhaçka që më herët është thirrur nga SPAK për një kallëzim për përdorimin e helikopterëve që është denoncuar nga deputetja e PD Albana Vokshi dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.
Ndërkohë pas daljes së saj nga SPAK, Xhaçka nuk ka pranuar që të flasë për mediat.
Herën e kaluar ajo dha sqarime për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pas akuzave të PD se ka përdorur një helikopter për fushatë në Dibër. Ata e akuzonin dhe për veprimtari politike dhe zgjedhore të këtij helikopteri.